E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada franceze ndihma Fushe-Krujës

Qindra familje ne Fushe Kruje po jetojnë ne kushte shume te vështira pas dy përmbytjeve radhazi brenda një kohe te shkurtër. Ne prag te ndërrimit te viteve, qeveria franceze u ka ardhur ne ndihme atyre me pajisje elektroshtepiake dhe sende te tjera te domosdoshme. Ministria franceze e Punëve të jashtme dhe evropiane ka deleguar një fond prej 35.000 euro. "Ne jemi këtu sot, për te shprehur solidaritetin për banoret e përmbytur ne Fushe Kruje. Disa dhjetëra mijëra euro janë përdorur për te blere sende te domosdoshme me qellim për tu ardhur ne ndihme familjeve qe janë prekur nga përmbytjet e fundit," tha përfaqësuesi i kësaj ambasade. Nga fondi i akorduar nga qeveria franceze përfituan ndihma 50 familje, nder me te dëmtuarat nga përmbytjet ne Fushe Kruje.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›