E Diel, 1 Nëntor 2026

11 Shtatori Berisha mesazh solidariteti SHBA-se


Kreu i qeverisë, Sali Berisha, por edhe kryebashkiaku Basha i kanë dërguar mesazhe solidariteti qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që 10 vite më parë u përfshinë nga një sulm terrorist ku humbën jetën 3 mijë persona.

Në mesazhin e kreut të qeverise shqiptare thuhet se pas 10 vjetësh, familjet e atyre që humbën jetën nga ky sulm, qytetarët e SHBA, miqtë e tyre në mbarë botën, kujtojnë këtë datë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të 11 shtatorit pasi ideatorët kanë marrë ndëshkimin më të merituar.

Kryeministri Berisha thekson në mesazhin e tij se Shqipëria dhe shqiptarët u janë mirënjohës qeverisë së SHBA dhe kombit amerikan për udhëheqjen e vendosur të luftës kundër terrorizmit botëror dhe arritjet 11 shtatori11 Shtatori, Kosova mesazhe SHBA-sëSHBA, kujtohet 11 Shtatori Obama: Tani jemi më të fortë historike në këtë luftë.

Edhe kryetari i Bashkise së Tiranës, Lulzim Basha, i ka dërguar një mesazh solidariteti homologut të tij në New York, zotit Michael Bloomberg, në ditën e përkujtimit të 3 mijë viktimave të sulmit terorrist të 11 shtatorit.

Zoti Basha në letrën e tij thekson se qytetarët e Tiranës i bashkohen dhimbjes që tronditi familjarët e tre mijë viktimave të shkaktuara nga sulmi terrorist, i cili ishte një sulm ndaj gjithçkaje që Neë yorku përfaqëson.

Në emër të qytetarëve të Tiranës, thuhet në këtë letër të kryebashkiakut Basha, ne bashkohemi në përkujtimin dhe nderimin e viktimave të 11 shtatorit.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

SHBA, kujtohet 11 Shtatori
Nisin ceremonitë e para. Clinton, Bush e Niden në Pensilvani
11 Shtatori, Kosova mesazhe SHBA-së
“Saliu keqpërdori proamerikanizmin”
Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›