E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 Shtatori Kosova mesazhe SHBA-se


Me rastin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, liderë të institucioneve të Kosovës kanë adresuar mesazhe në mbështetje të popullit amerikan.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në mesazhin e saj shkruan se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëheqja dhe qytetarët e saj, si gjithnjë në histori, e mundën edhe këtë tragjedi të madhe duke treguar forcën dhe madhështinë e tyre. Duke luftuar terrorizmin, si një të keqe shumë të madhe dhe një rrezik permanent për botën, ato treguan se e ardhmja e njerëzimit është demokracia dhe përparimi”, thuhet në kumtesën e zyres së Presidentes.

Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se 11 shtatoriBasha mesazh për BloombergSHBA, kujtohet 11 Shtatori Obama: Tani jemi më të fortë “sulmet terroriste të 11 shtatorit ishin ndër ngjarjet më tragjike që goditën popullin amerikan, disa nga institucionet e saj dhe mbarë botën demokratike”. Në vijim të mesazhit të kryeministrit thuhet se “dhjetë vjet më parë qytetarët dhe institucionet e Kosovës u solidarizuan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përjetuar rëndë sulmet terroriste mbi një vend mik, që kishte dhënë kontribut thelbësor në çlirimin e vendit tonë”.

Në anën tjetër, në përkujtim të dhjetë vjetorit të 11 shtatorit, Ministria e Jashtme e Kosovës në shenjë solidarizimi me viktimat dhe të mbijetuarit e këtij sulmi do të organizojë gjatë së dieles në mbrëmje ndezjen e qirinjëve, në qendër të Prishtinës.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kërcënohet gazetari serb
Jo rrallë herë gazetari Bojan Bozhoviç ishte objektiv i sulmeve në shtëpi madje edhe në vendin e tij të punës në Zubin Potok. Serbia: Jo dhunë në veri
Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO të parandalojë dhunën në Kosovë. KEK në krizë, nuk ka energji
Në mungesë të fondeve për blerjen eenergjisë elektrike nga importi, Korporata Energjetike e Kosovës paralajmëron shkëputjen e veriut nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike. Mitrovicë, zhbllokohet qarkullimi
Protesuesit serbe janë shpërndarë të qetë dhe kanë zhbllokuar qarkullimin në Zubin Potok. Raportohet se, tashmë është liruar qarkullimi i kamionëve dhe makinave  të cilat ishin nisur nga Bërnjaku në vend kalimin kufitar 31 në veri të bllokuara nga bashkësia e ekonomistëve. Serbët bllokojnë makinat në pikën 31
Dhjetëra makina janë bllokuar në vendkalimin kufitar 31 në veri prej bashkësisë së ekonomistëve serbë të Zubin Potokut.

Lajmet kryesore

SHBA, kujtohet 11 Shtatori
Nisin ceremonitë e para. Clinton, Bush e Niden në Pensilvani
Basha mesazh për Bloomberg
“Saliu keqpërdori proamerikanizmin”
Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›