E Diel, 1 Nëntor 2026

Botohet libri ‘Raportimi dhe shkrimi i lajmeve’

Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 10:34

I konsideruar tashmë si një ndër tekstet bazë dhe më të vlerësuar për shkollat e gazetarisë, libri ‘Raportimi dhe shkrimi i lajmeve’, risillet sërish pas shumë vitesh në shqip, në një edicion krejt të ri, të rishikuar dhe plotësuar, për t’iu përshtatur realitetit dhe prirjeve të sotme të gazetarisë në botë.

‘Raportimi dhe shkrimi i lajmeve’ konsiderohet i vlefshëm jo vetëm për studentët e gazetarisë, por dhe për gjithë ata gazetarë që dëshirojnë të njohin zhvillimet më të fundit të profesionit të tyre.

Libri “Raportimi dhe shkrimi i lajmeve” është përgatitur nga një grup profesorësh të Shkollës së Gazetarisë të Universitetit të Misurit, SHBA, e cila konsiderohet si një ndër shkollat më me prestigj dhe përvojë në botë në këtë fushë.

Autorë të librit janë studiues nga Missouri Group: B.S. Brooks, G. Kennedy, D.R. Moen dhe D. Ranly, ndërsa përkthyes në shqip të këtij libri janë Benet Koleka, Belina Shalari dhe Denada Kakeli.

Librin “Raportimi dhe shkrimi i lajmeve” e botoi në gjuhën shqipe shtëpia botuese IDK dhe libri i ka 456 faqe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›