E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

11 arrestimet për inceneratorin e Fierit, Alibeaj: Hetimet dhe vendimet e SPAK janë të pamjaftueshme dhe sipërfaqësore

“Hetime sipërfaqësore dhe të pamjaftueshme”,- i ka cilësuar kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, 11 ndalimet e sotme, lidhur me inceneratorin e Fierit.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Alibeaj shkruan se vetëm çuarja deri në fund e me seriozitet i hetimeve për këtë aferë do rrisë besimin se Spak do të mund të mbrojë interesin e qytetarëve përballë zyrtarëve të lartë dhe të korruptuar.

Sipas tij, pa u ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë, besimi i qytetarëve tek drejtësia do mbetet i ulët.

“Hetimet dhe vendimet e derimëtanishme të SPAK janë të pamjaftueshme dhe sipërfaqësore. PD ka denoncuar me fakte konkrete aktet korruptive të inceneratorëve, ministrat dhe kryetarët e bashkive të përfshirë në këtë aferë. Sikundër është e qartë për të gjithë, përfshirë dhe insititucionet e heshtura të drejtësisë se arrestimet e sotme janë vetëm një pikë në oqeanin e korrupsionit të inceneratorëve ku janë të zhytur ministra dhe kryeministri. Pa u ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë, besimi i qytetarëve tek drejtësia do mbetet i ulët. Vetëm çuarja deri në fund e me seriozitet i hetimeve për këtë aferë do rrisë besimin se Spak do të mund të mbrojë interesin e qytetarëve përballë zyrtarëve të lartë dhe të korruptuar!”- shkruan Alibeaj.

 /rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›