E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama me fermerët e Beratit: Hapni agroturizime, ju sjellë më shumë të ardhura se të punoni jashtë

Me fermerët e Beratit, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar që të fokusohen sa më shumë tek agroturizmi si një mënyrë për të rritur të ardhurat e tyre. Në një zonë ku natyrë te “jep shumë  dorë”, tha Rama, fermerët duhet ta përdorin me mençuri për të nxjerrë fitime prej saj.

“Kur nxitëm agroturizmi në Shqipëri nuk kishte, përjashto ndonjë iniciativë të izoluar të ndonjë personi por me mundësi të kufizuara. Sot ky sistem është në fazën e tij fillestare akoma, edhe pse në të gjithë territorin kemi agroturizëm, por potenciali i zhvillimit të këtij sistemi është i gjithi për t’u zhvilluar. Ende kemi zbërthyer një minimum por ka rëndësi që kem i shembuj konkret se si dikush që ka një pronë apo shtëpi të vjetër e rindërton në funksion të agroturizmit bën një biznes që është shumë më fitimprurës se sa të punojë jashtë për të tjerët”, tha Rama.

Teksa shprehu ambicien e tij për të arritur deri në fund të 2022 gjysmë miliardë eksporte, Rama kërkoi bashkëpunimin e fermerëve me bashkinë për krijuar agropërpunimin në mënyrë q ët fermerët të mos hedhin prodhimet e tyre në kosh.

“Nuk ka nevojë për të pasur logjistikë për të nxjerrë prodhimin në treg, por vetëm një derë të hapur dhe një realitet ku tradita e mikpritjes dhe ushqimit, e kombinuar me përkushtimin e njerëzve që mbajnë derën hapur, i sjell klientët aty.  Elementët e natyrës dhe kombinimi i tyre me mençuri, pas për shumë shpenzime apo duke diversifikuar aktivitetin në fermë janë garanci për sukses.  Këto agroturizme sot janë edhe një produkt i mbështetur nga qeveria.

Bashkitë duhet të kalojnë në një përvojë tjetër në bashkëpunim me fermerët dhe bashkimin me ta. Pikat e grumbullimit numëroheshin me njërën dorë në gjithë këtë zonë, sot kemi një sistem pikash grumbullimi që është një nga arsyet kryesore të suksesit. Në bujqësi ne kemi bërë sukses. Deri në fund të vitit do arrijmë gjysmë mld eksporte është shumë kuptimplotë për të gjithë ata që flasin për vdekjen e bujqësisë. Duhet të shohim edhe agropërpunimin, ku përveç eksporteve dhe daljes në treg, e gjithë pjesa tjetër e prodhimit që nuk futet në arkë apo kosh të shkojë në përpunim”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për buxhetin 2023 ku tha se është më i madhi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, ndërsa shtoi se bujqësia duhet të arrijë objektivin e 1 miliardë eksporte agroushqimore në 2030.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›