E Enjte, 5 Nëntor 2026

11 fëmijë marrin statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, Rama: Listës do i shtohen edhe fëmijë të tjerë!

11 fëmijë kanë marrë sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës. Ky status i takon të gjithëve fëmijëve të dëshmoreve, si dhe mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën në vijën e parë të luftës me COVID-19. 

“Janë pikërisht njerëzit e zakonshëm dhe autorët e akteve më të jashtëzakonshme të vetëmohimi, për t’u bërë mburojë e shoqërisë. Të tillë ishin edhe njerëzit tuaj më të shtrenjtë, prindërit tuaj, të cilët jetojnë në kujtimet tuaja dhe në kujtesën tuja. Ata lanë pas jo vetëm shembullin e tyre, por edhe amanetin e heshtur për ne, që mos t’iu lëmë për asnjë çaste vetëm” tha me këtë rast kryeministri Edi Rama.

“Sot jemi këtu për të kujtuar prindërit tuaj me fjalët e amanetit të përmbushur dhe për t’i thënë aty se kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe, por edhe të gjithë Shqipërisë, se republika jonë nuk i lë vetëm fëmijët e heronjve” shtoi ai.

Gjatë ceremonisë kryeministri Edi Rama tha se kjo është lista e parë, pasi ajo do të shtohet edhe me fëmijë të tjerë.

“Sot nga politikat sociale, përfitojnë afron 140 mijë fëmijë, janë fëmijë që marrin ndihmë ekonomike, për fëmijët jetim, fëmijët e nenave që janë viktima të dhunës, pagesa është trefishuar. Ndërkohë në vazhdën e detyrimit për t’iu përgjigjur bindjes së shprehur nga një numër i madh qytetarësh shqiptarë përmes këshillimit social, po punojmë edhe për të shtuar në këtë program të gjerë politikat sociale, një të re që do të mbështesë nënat me më shumë se 3 fëmijë. Të gjitha këtyre u shton subvencione dhe detyrim”, tha Rama.

Paketa e mbështetjes për “Fëmijët në përkujdesje të Republikës” parashikon:

– 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,

– 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;

– 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë ;

– 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;

– 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

“Fëmijët në Përkujdesje të Republikës” do të përfitojnë gjithashtu bursën për ndjekjen e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike dhe tekste shkollore falas. Po kështu përfitojnë bursë të plotë nga fondi i mbështetjes studentore dhe janë të përjashtuar nga tarifa vjetore në institucionet publike të arsimit të lartë. Gëzojnë të drejtën e orientimit profesional falas dhe mbështetje për punësim në administratën publike ose biznesin privat. Komisioni Qendror i ngritur për vlerësimin e dosjeve të profesionistëve të rënë në krye të detyrës, do të mblidhet çdo herë që ka kërkesa për marrjen e këtij statusi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›