Holanda favorite për Euro 2012
_593108.jpg)
Tulipanët kanë shfaqur formë të mirë prej kur Bert van Marwijk u emërua selektor pas Euro 2008 dhe janë mposhtur në vetëm një ndeshje zyrtare nën drejtimin e tij të deritashëm, n finalen e Kampionatit botëror 2010 nga Spanja.
Sulmuesi i Arsenalit, Van Persie beson se bilanci i ekipit bënë që ata të konsiderohen fuqi e respektuar dhe se Holanda gjendet para skuadrave të tjera rivale si Italia dhe Franca.
“Është e drejtë të thuhet se Holanda është në mesin e katër, ndoshta pesë ekipeve që janë favorite për të fituar Euro 2012. Mendoj se shumica nga Evropa do të pajtoheshin me mua rreth kësaj. Asnjë ekip nuk ka avancuar më tepër se ne nga kampionati i kaluar evropian. Skuadrat si Franca dhe Italia nuk kanë bërë hapa të ngjashëm përpara”, tha Van Persie për De Telegraaf.
Holanda është lider në Grupin E të fushatës kualifikuese me pikë të plota (27) nga nëntë ndeshje.