11 lojtarët e mëdhenj të çerekfinaleve

Vende të mëdhenj, emra të mëdhenj. Kjo është ajo që mund të ofrojnë çerekfinalet, ku nga tetë vendet pjesëmarrëse katër prej tyre e kanë fituar të paktën një herë Kampionatin Botëror, por së bashku: Brazili (5), Gjermania (3) dhe Argjentina (2) dhe Uruguai (2) kanë fituar 12 nga 18 kampionatet e përfunduara.
Italia (4 trofe) e Andrea Pirlos, Franca (1) e Nikolas Anelka, Anglia (1) e Uejni Runit, dhe Portugalia e Kristiano Ronaldos, i kanë dhënë lamtumirën e Botërorit, me dy të parat qysh në fazën e grupeve dhe dy të fundit pas ndeshjeve me eliminim direkt në raundin e një të tetave.
Nga tetë ekipet çerekfinaliste, Spanja, Holanda (dy herë finaliste), Paraguai dhe Ganë (debutim historik në çerekfinale) nuk e kanë fituar asnjëherë Kupën e Botës, por në gjirin e tyre kanë disa nga lojtarët më të mëdhenj në botë.
Të ndërtosh një listë të shkurtër të lojtarëve elitarë është shumë e vështirë, por në listën prej 11 lojtarësh të ndërtuar nga
Xheremi Graham ndodhen disa prej yjeve që aspirojnë të jenë kampionë të botës, pikërisht kur nga përfundimi i kampionatit të parë të zhvilluar në kontinentin afrikan kanë mbetur edhe tetë ndeshje, duke nisur me çerekfinalet (4 takime), gjysmëfinalet (2) dhe finalen e vogël (për vendet 3-4) dhe atë të madhe.
11 - Diego Forlan, Uruguai
Sulmuesi i Uruguait, Diego Forlan, është i shpejtë, inteligjent dhe kurrë nuk përton të kryejë me seriozitet punën e tij. Është një lojtar ofensiv i zgjuar dhe sulmon drejtpërdrejt, çka është cilësi e lojtarëve të nivelit të tij. Ai është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në ecurinë e deritanishme të Uruguait në Kupën e Botës.
10 – Arjen Roben, Holandë
Ylli i Bajernit të Munihut është një pjesë e rëndësishme e ecurisë së Holandës në këtë Botëror, edhe pse anësori holandez ka luajtur vetëm në dy prej katër ndeshjeve të fituara nga tulipanët. Një gol i tij, performancë stabël dhe rrezik i përhershëm për kndërshtarët. Një nga sulmuesit më të mirë në botë.
9 - Karlos Tevez, Argjentinë
Sulmuesi i Mançester Sitit me performancën e tij në fazën e grupeve të Kupës së Botës, e sidomos me golat kundër Meksikës dëshmoi se ai ka gjithçka për të qenë një kampion i madh në urdhrat e trajneri Diego Armando Maradona. Është një sulmues top-klas, që në bashkëpunim me Mesin dhe Higuain, shndërrohet në një vrasës.
8 - Ksavi, Spanjë
Ksavi është një nga mesfushorëtr më të mirë në botë. Lojtari i Barcelonës me aftësinë e tj për të kontrolluar qetësisht topin edhe në situatat më të nxehta, duke i ndryshuar ritmin lojës. Ksavi është lideri i Spanjës dhe ai e zotëron fushën e lojës nga fishkëllima e parë nisjes së ndeshjes.
7- Luis Suarez, Uruguai
Sulmuesi i Uruguai, Luis Suarez, është prezantuar si “killeri” i skuadrës nga Amerikan e Jugut, duke shënuar tre gola të rëndësishëm. Sulmuesi i Ajaksit, lojtari që ka shënuar më shumë gola në Europë sezonin e kaluar, është një tjetër yll që ka shkëlqyer deri tani.
6 - Mesut Ozil, Gjermani
Djaloshi i Kombëtares gjermane me origjinë turke do të jetë shumë shpejt një nga lojtarët më të mirë në botë. Ozil është një njohës i shëlqyer edhe hapësirës më të vogël në fushë. Edhe pse nuk ka fituar asgjë në planin personal 21-vejçari është truri i Gjermanisë në synimin e trofeut të katërt.
5 - Gonzalo Higuain, Argjentinë
Sulmuesi i Realit të Madridit është një makinë golash në këtë botëror: 3 ndeshje, 4 gola. Ai duket se ka dhuntinë e sulmuesve vrasës, të ndodhet në vendin e duhur në kohën e duhur për të shënuar gola. Është një armë plus e Maradonës në superduelin kundër Gjermanisë.
4 - Miroslav Kloze, Gjermani
Një sulmues i vërtetë. Një lojtar që e di mirë detyrën e tij. Ai shënon gola sa herë që Gjermania ka nevojë për to. Kloze është një fenomen ndërkombëtar parë dhe ecurinë e tij me klubin aktual, Bajernin e Munihut. Miro mund të jetë lojtari kyç i Gjermanisë kundër Argjentiës.
3 - Kaka, Brazil
Kaka i ka gjithçka për te qenë një lojtar i jashtëzakonshëm. Shpërndarjen, aftësinë për të përfunduar topat, vizionin, inteligjencën, shpejtësinë dhe kontrollin e tipit për të qenë një mesfushor i vijës së parë. Kaka është pa asnjë dyshim një nga mesfushorët më të mirë sot.
2 - Lionel Mesi, Argjentinë
Emri i tij nuk shkakton më asnjë surprizë, pasi ai është lojtari më i mirë në planet, pavarësisht se në këtë Kupë Bote ende nuk shënuar emerin e tij. Mesi është një talent argëtues dhe i aftë të bëjë gjithçka në fushë. Është një futbollist global dhe esencial për Argjentinën.
1 - David Vija, Spanjë
David Vija ëshët një sulmues i pastër race. Një protagonist absolut te suksesi i Spanjës, me katër gola në katër ndeshjet e para. Golashënuesi më i mirë i Kampionati Europian 2008 ka venë kandidaturën për të fituar edhe “Këpucën e artë” të Kampionatit Botëror.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 01 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili