E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentinasit, frika vjen ngagjuajtjet e penalltive

JOHANESBURG- Argjentina i është kthyer stërvitjes intensive në prag të ndeshjes me Gjermaninë, në program të shtunën në orën 16. Futbollistët e drejtuar nga Maradona duan të hakmerren për disfatën në vitin 2006, që u mbyll fitoren e Gjermanisë me penallti dhe me një sherr masiv. Gjatë stërvitjes, tekniku argjentinas është përqendruar pikërisht te penalltitë në prag të kësaj sfide, duke parë se gjermanët mbeten gjithnjë të frikshëm kur vjen puna tek ato. 

Sipas mesfushorit Havier Pastore, Argjentina duhet të luajë në stilin e saj të zakonshëm, duke qarkulluar topin dhe duke sulmuar vazhdimisht mbrojtjen e brishtë të Gjermanisë. Ndërkohë, për portierin Diego Poco, skuadra amerikano-jugore nuk duhet ta çojë ndeshjen deri te penalltitë, por ta fitojë më përpara. “Të shpresojmë se Zoti nuk do të na çojë deri atje, duhet ta mbyllim më përpara. Por, ne jemi përgatitur mirë edhe për penalltitë, kemi parë shumë video të gjermanëve dhe e dimë se cilët janë futbollistët e tyre që do të godasin”, u shpreh Poco.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›