Holandë-Brazil, futbolli total kundër sambës

Brazili nga ana e tij shkatërroi Kilin me rezultatin 3-0, në një ndeshje të dominuar plotësisht. “Disa njerëz kishin ngritur dyshime për formën tonë”, - tha trajneri i Brazilit, Karlos Dunga. “Por sa më larg që ne shkojmë, aq më shumë besimi rritet dhe rritet dhe ne shpresojmë të shkojmë deri në finale”.
Holanda nuk ka fituar kurrë një Botëror, pavarësisht se ka e ka arritur finalen dy herë rresht, në vitin 1974 (humbi kundër Gjermanisë) dhe 1978 (kundër Argjentinës). Holandezët besojnë se kanë ekipin e duhur për ta fituar turneun, edhe pse kanë disa probleme “familjare” brenda ekipit.
Pengesa e tyre e madhe quhet Brazili, pasi çifti tjetër çerekfinal kompozohet midis Uruguait dhe Ganës. Ylli i Holandës, Arjen Roben, i cili luajti për herë të parë si titullar në ndeshjen kundër Sllovakisë, është në top-formë prej disa muajsh. “Unë mendoj se ndeshja jonë perfekte ende nuk është luajtur, por ajo mund të ndodhë kundër Brazilit”.
Janë tre precedentë midis dy skuadrave. E para ka ndodhur në vitin 1974, ku tulipanët fituan 2-0 në fazën e dytë të grupeve. Në vitin 1994, Brazili fitoi 3-2. Takimi i tretë dhe i fundit daton në vitin 1998 (në gjysmëfinale), kur Brazili fitoi me penallti 5-3, pasi ndeshja përfundoi 1-1 pas kohës shtesë. Takimi në Afrikën e Jugut është përballja e katërt midis dy vendeve.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 01 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili