E Hënë, 2 Nëntor 2026

11 mijë gjoba në një javë në Tiranë, Policia Rrugore arreston dhe procedon penalisht 24 shoferë

Më shumë se 1500 gjoba në ditë është bilanci i Policisë Rrugore të Tiranës për të gjitha shkeljet dhe kundravajtjet rrugore të identifikuara gjatë kësaj jave.

Konkretisht, për 7 ditë, blutë e rrugores kanë vendosur afro 11 mijë masa administrative. Pjesa më e madhe, rreth 8 mijë gjoba janë vendosur për parkime të gabuara.

Ndërkohë që shoferët janë gjobitur edhe për tejkalim shpejtësie, përdorim të celularit në timon, mosvendosje të rripit të sigurisë etj.

Gjatë kësaj jave 24 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht, ku 8 prej tyre ishin të dehur, 5 pa leje drejtimi, 3 persona janë larguar nga vendi i ngjarjes pasi kanë shkaktuar aksident etj.

Policia Rrugore njofton gjithashtu se 12 automjete u bllokuan për prova materiale. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›