Berisha miraton 7 koncensione, Rama do i anulojë
Qeveria Berisha miratoi në mbledhjen e djeshme 7 koncensione për ndërtim hidrocentralesh në disa zona të thella të vendit. Kryeministri në detyrë Sali Berisha e cilësoi këtë vendim si një nga më të rëndësishmit për të ardhmen energjetike të vendit. Këto vendime u morën edhe pse kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka deklaruar se do të anulojë çdo vendim për koncension që merret pas 23 qershorit dhe çdo kontratë, që sipas tij verifikohet e lidhur me veprime korruptive. Por, duke vënë në dukje se Qeveria e tij është në ushtrim të detyrave të saj kushtetuese, kryeministri Berisha e quajti vendimin e Ramës si të paligjshëm dhe mbi të gjitha të pandershëm. Çdo qeveri është e detyruar të qëndrojë në mënyrë të vendosur ndaj çdo veprimi të pabazuar në ligj, por një Qeveri apo një forcë politike që me megafon zotohet se do të anulojë koncensione pa paraqitur argumente dhe pa dërguar dosje në gjykatë, tregon se nuk ka qëllim tjetër veç gjobëvënies. Dhe kjo është e paligjshme, është e pandershme. Asgjë në botë nuk trembet më shumë se paraja. Nëse nga selia mavi bëhen të tilla kërcënime, do të thotë që qindra investitorë të rezervohen shumë për të investuar paratë e tyre në vendin tonë. Çdo kontratë, çdo vendim është transparent dhe i plotë, dhe mund të merret jo vetëm nga PS, por nga cilido për të parë sa është i bazuar në ligj. Sulmet apriori kundër koncensioneve janë jashtëzakonisht të rrezikshme, tha Berisha. Nga ana tjetër, kryeministri Berisha refuzoi të miratonte një vendim të paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë, vendim që prek sistemin aktual të sigurimeve shëndetësore. Kryeministri Berisha tha se kjo qeveri nuk do të miratojë asnjë ligj apo vendim që interferon me programin e qeverisë së ardhshme, e cila ka propozuar një koncept krejt të ri për sistemin shëndetësor, atë të spitaleve falas. Shqiptarëve u është premtuar zyrtarisht dhe botërisht shërbim shëndetësor falas. Ne nuk mund të bëjmë hapa, sepse del sikur ne vazhdojmë me kokëfortësi në programin tonë, i cili garanton shërbim falas për ata që paguajnë kontribute dhe ata të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë kontribute. Pra ndahemi në dy filozofi. E kuptoj që krijohen disa vështirësi, por që të ngremë institucione që në programin e forcës politike nuk ekzistojnë, kjo nuk mund të bëhet. Ne vazhdojmë me ligjet dhe vendimet, që të gjitha në përputhje me programin e kësaj qeverie, tha Berisha.