E Diel, 1 Nëntor 2026

11 vjet burg grekut, u kap me heroinë në Kakavijë

Emigranti 47-vjeçar Aleksandros Zeimidis, lindur në Kazakistan dhe banues në Athinë, u prangos në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, duke transportuar drejt Greqisë një sasi prej 14 kg heroine 

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 11 vjet burg një të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Vendimi u mor dje nga pesëshja gjykuese për të pandehurin Aleksandros Zeimidis. Emigranti 47-vjeçar Aleksandros Zeimidis, lindur në Kazakistan dhe banues në Athinë, u prangos në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, duke transportuar drejt Greqisë një sasi prej 14 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Droga ishte fshehur në pjesën e shasisë së makinës dhe policisë i janë dashur më shumë se pesë orë për ta nxjerrë prej andej. Zeimidis ka qenë i skeduar më parë nga policia greke, madje ai ka vuajtur shtatë vjet heqje lirie për implikim në rrjetet e trafikut e transportit të drogës. Tashmë për të njëjtën vepër penale, drejtësia shqiptare e ka dënuar emigrantin kazakistanas me banim në Greqi, me 11 vjet burg.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›