E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshohet për malarje, izolohet në QSUT

Nje shtetas anglez mberrit ne QSUT ne gjendje te rende. Shenjat që ka shfaqur i sëmuri, të bëjnë të dyshosh se ai mund të jetë prekur nga malarja. Specialistët kanë marrë menjëherë të gjitha masat duke izoluar te semurin 

TIRANE-Një shtetas anglez, i cili është paraqitur dje rreth orës 11:00 te Infektivi në QSUT, ka vënë në alarm të gjithë strukturat shëndetësore. Kjo pasi shenjat që ka shfaqur i sëmuri, të bëjnë të dyshosh se ai mund të jetë prekur nga malarja. Specialistët kanë marrë menjëherë të gjitha masat, duke izoluar pacientin dhe shmangur kontaktet me personat e tjerë, dhe kanë nisur ekzaminimin e të sëmurit.
Alarmi
Shefi i këtij pavijoni, Dhimitër Karaja, ka pohuar se gjatë paradites së djeshme ka mbërritur një pacient i dyshuar, por ai ka shtuar se ende nuk kanë dalë në përfundim nëse bëhet fjalë për malarje apo jo. "Pacienti ka mbërritur rreth orës 11:00 të paradites dhe iu është nënshtruar kontrolleve të rrepta mjekësore. Po i bëhen të gjitha analizat dhe vetëm gjatë ditës së sotme, kur të kemi në dorë rezultatet mund të themi se për çfarë bëhet fjalë", - ka shpjeguar Karaja. Pacienti i dyshuar si bartës i infeksionit të malarjes, ka hyrë në Shqipëri tre ditë më parë, nga aeroporti "Nënë Tereza". Ai ka pasur shenja tipike të kësaj sëmundje, si dhimbje koke, temperaturë dhe diarre. Pacienti, i cili është një anglez i seksit mashkull, është paraqitur vetë në spitalin Infektiv në Tiranë, ku i është dhënë menjëherë ndihma e parë mjekësore dhe është marrë urgjentisht masa e izolomit për të. Mjekët shprehen se pacienti e ka kaluar malarjen edhe dy herë të tjera, kështu që ky infeksioin është kthyer në një sëmundje kronike, ndaj nuk bëhet bëhet fjalë për formën më të rëndë të malarjes, por është një rast kronik i kësaj sëmundjeje. Specialistët shtojnë se rasti nuk përbën asnjë rrezik, pasi ai është izoluar dhe se origjina e sëmundjes nuk është Shqipëria, por një vend i largët si Uganda, prej dhe nga është importuar malarja.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›