Durres, turistët e parë janë 5000 nxënës kosovarë
Autobuset sollën rreth 5 mijë kosovarë, shumica nxënës te cilet lajmëruan fillimin e stinës së plazhit në Durrës si dhe dhanë sinjalin se edhe këtë vit do jenë ata që do të mbushin hotelet, pallatet dhe vilat e Durrësit
DURRËS - Më shumë se 40 autobusë të agjencive turistike kosovare, të shtunën pasdite ndaluan në sheshet e Durrësit. Ata sollën rreth 5 mijë kosovarë, shumica nxënës shkollash, të cilët lajmëruan fillimin e stinës së plazhit në Durrës si dhe dhanë sinjalin se edhe këtë vit do të jenë ata që do të mbushin hotelet, pallatet dhe vilat e Durrësit. Nxënësit ishin nga Prishtina, Ferizaj, Prizreni apo qytete të tjera. Me të ardhur, ata morën kontakt me rërën dhe me detin, ndërsa një pjesë tjetër gjeti kohë të vizitojë rrugët dhe objektet tërheqëse të qytetit të Durrësit. Sipas tyre, edhe gjatë javëve në vazhdim deri në mbylljen e sezonit shkollor, të tjera grupe do të vijnë në Durrës për të kaluar fundjavat. Më pas, ata do t'i lenë vendin pushuesve javorë dhe 10-ditorë. Kanë qenë agjencitë turistike ato që kanë ofruar tarifa dhe çmime të pranueshme për nxënësit nga Kosova, të cilat janë 2 herë më të ulëta se ato për në Kroaci dhe Mal të Zi. Në Plazhin e Durrësit ata frekuentojnë dhoma vilash të cilat ua lëshojnë me qira banorët e zonës si dhe hotele, të cilat variojnë nga 1 mijë lekë nata deri 15 apo 20 euro, në një kohë që në vendet rreth nesh çmimet janë dyfish më të larta.
(d.b/GSH/BalkanWeb)