11 vjet nga vrasja e deputetit Azem Hajdari

Si sot 11 vjet më parë, në Tiranë u ekzekutua lideri i Dhjetorit 1990, Azem Hajdari.
Në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua pranë bustit të Azem Hajdarit, mungonte kryetari i PD-së dhe kryeministri i vendit, Sali Berisha. Ndërkohë nënkryetarja e PD-së dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e vlerësoi Azem Hajdarin si model të politikanëve të rinj dhe të guximit. Ndërsa deputeti Ridvan Bode tha se koha kur u vra Hajdari kujtohet me shumë dhimbje dhe se falë asaj kohë sot kemi demokracinë dhe vlerat e saj.
Kryetari i parë i PD-së, deputet në të gjitha legjislaturat, Azem Hajdari u qëllua në afërsi të selisë së PD-së nga një grup i armatosur. Pas kaq kohësh, ngjarja e rëndë kujtohet pothuajse çdo vit, ndërkohë që drejtësia e ka thënë fjalën e saj nëpërmjet vendimeve që kanë dhënë gjykatat e të gjitha shkallëve, ndaj disa prej autorëve dhe organizatorëve.