Librazhd, ndalohen 4 klandestinë afganë
Katër shtetas afganë u ndalën nga uniformat blu të komisariatit të Policisë Librazhd, pasi si klandestinë po përpiqeshin të shkonin nga Shqipëria drejt Italisë.
Katër shtetasit afganë Samsak Khan 18 vjeç, Din Imanm 24 vjeç, Javrut Sadek Mohamend 43 vjeç dhe Han Zalmoi 25 vjeç, u ndalën pasi u gjetën të fshehur në maunen me targa 06 AD 6886 me drejtues shtetasin turk Ballxhi Truk, që po udhëtonte drejt qytetit të Durrësit, bashkë me 3 maune të tjera turke".
Të tre drejtuesit e mjeteve me targa Turqie janë ndaluar nga policia e rrethit Librazhd, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.