110 km/h në zonë të banuar, i konfiskohet BMW-ja kosovarit

Një shofer 24 vjeçar me prejardhje kosovare ka ngarë automobilin e tij BMW 111 kilometra në orë në një lagje të banuar në Dulliken (SO) ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h.
Siç bën të ditur policia e kantonit të Solothurnit, ajo ka ndaluar shoferin në lokalitetin tjetër, Trimbach me ç`rast e ka arrestuar përkohësisht dhe ka iniciuar padi penale ndaj tij. Gjithashtu atij, me kërkesën e prokurorit, i është konfiskuar makina BMW, shkruan azonline.ch.
Policët nuk u kishin besuar syve të tyre kur kishin parë që para këmbëve u kishte “fluturuar” makina e përmendur. Ndërsa radari e kishte konstatuar shpejtësinë e zhvilluar në atë moment, që ishte plot 11 km/h, ose më shumë se gjysma e shpejtüesisë së lejuar. /albinfo.ch/