Probleme në qarkullim, përmbytje në Durrës

Fundi i muajit gusht duket se ka sjellë edhe mbarimin e sezonit veror dhe kthimin e rreshjeve. Dita e sotme është karakterizuar me ulje të temperaturave dhe me shi në të gjithë vendin, ku nuk kanë munguar edhe problemet në disa zona.
Situata më e rënduar ka qenë në Durrës ku ka pasur disa përmbytje në shumë zona, ku niveli i ujit ka shkuar deri në 35-40 cm. Zona më problematike ka qenë ajo pranë stadiumit. Situata është bërë akoma më e vështirë për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kullues dhe kjo ka rritur problemet në trafik, njofton gazetaidea.
Moti pritet të jetë i njëjtë edhe nesër, ku do të ketë shtrëngata shirash në të gjithë vendin. /Indeksonline/