E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestra e sporteve në Istog që 6 vite e papërfunduar

Është emëruar Ministri i katërt i Kulturës, që kur Palestra e Sporteve në qytetin e Istogut ka filluar të ndërtohet. Filloi në vitin 2007, në kohën kur Ministër i Kulturës ishte Skender Hyseni, por që nga ajo kohë, Palestra ende nuk ka përfunduar.

Ministria e Kulturës, si financues, e cila e ka nën administrimin ndërtimin e objektit, thotë se punët nuk kanë stopuar, por kotraktori nuk është paraqitur në punë që një kohë të gjatë.

Përkundër vërejtjeve të shumta, nga Ministria, vërejtja përfundimtare për moskryerje të punimeve i është dërguar punëkryesit me datën 22/08/2013 dhe i është dhënë afati i fundit deri më 02/09/2013 për vendosjen e të gjitha kapriateve në Palestër dhe pas kësaj date nëse nuk i kryen punimet atëherë MKRS si Autoritet Kontraktues do të procedon me padi ndaj punëkryesit dhe do të fillojë menjëherë procedurën e shkëputjes së kontratës.

“Nëse deri në atë kohë nuk kryhen punimet e parapara në projekt, sipas procedurave ligjore në fuqi, MKRS si Autoritet Kontraktues do të procedojë menjëherë me prerjen e punimeve ku do të identifikohen punimet e ekzekutuara dhe ato të pa ekzekutuara dhe më pastaj menaxhmenti i MKRS-së do të vendos për inicim të një aktiviteti të ri të prokurimit i cili do të rezultojë me një kontratë të re për përfundimin e punimeve të mbetura”, tha për Indeksonline shefi i Zyrës për Infomim në Ministrin e Kulturës, Shkelzen Dragaj.

Megjithëkëtë, nëse nuk i ka marrë të gjitha paratë, Konzorciumi “Unicom” nga Suhareka dhe “Daja Rrahë” nga Prizrenin, ato deri më tani i kanë marrë ministrisë rreth 1 milion euro për të kryer fazën e dytë të projektit. Faza e dytë e cila ka mbete pa përfunduar, është kontraktuar nga MKRS-ja në vlerë prej 1,161,322.30 euro, dhe puna është dashur të përfundojnë nga dy kompanitë e lartpërmendura që në vitin 2012, meqë projekti i fazës së dytë ka filluar në vitin 2010.

Faza e parë e punimeve kishte filluar në vitin 2007 dhe kishte përfunduar në vitin 2009. Në atë kohë, meqë Ministria e Kulturës ishte nën autoritetin e LDK-së, punët i kishte kryer kompania e vëllait të kryetarit të Istogut Haki Rugova “Ma Con sh.p.k” , në vlerë prej 334,385.20 eurove.

Faza e projektimit detal të projektit është investuar nga Komuna, ndërsa ndërtimi është investuar nga MKRS-ja që nga faza e parë e punimeve. /M.B/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›