E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

110-vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët të Kuvendeve në Tiranë

Në 110 vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve në Tiranë. Edhe pse qeveritë kanë zhvilluar disa mbledhje të përbashkëta, kjo është hera e parë që Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës zhvillojnë së bashku një mbledhje të të gjithë deputetëve.

Mbledhja nisë në orën 10:00, me fjalën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe më pas më fjalën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti si dhe krerët e grupeve parlamentare të dy kuvendeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›