E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

112-vjetori i Pavarësisë, Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin kombëtar

🇦🇱 Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar. Si ju duket?

🇺🇸… pic.twitter.com/TLfO4Hsipd

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 28, 2024

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot 112-Vjetorin e Pavarësisë.

Për të festuar këtë ditë, ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau një videoregjistrimin të një shtetasi amerikan që punon në Shqipëri, i cili këndon himnin kombëtar.

Në video është Jakob Curatola-Wozniak,  i cili është duke mësuar shqip dhe këndon himin e flamurit.

“Ambasada e SHBA-së feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›