112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit festohet në Shkodër

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, u festua edhe në Shkodër.
Në ambientet e jashtme të Bashkisë Shkodër u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar, duke nderuar kështu një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë, Ditën e Pavarësisë.
Në ceremoninë zyrtare, ishin të pranishëm nënkryetarët e Bashkisë Shkodër, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor dhe të klerit.
Të pranishmit e cilësuan 28 Nëntorin, ditën kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, si simbolin e krenarisë dhe unitetit kombëtar.
1 nga 7/a.f/