Koçiu: Fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat” urim të veçantë për Pavarësinë

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Një urim i veçantë për Ditën e Pavarësisë vjen sot nga fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “urimi vjen nga Florinda, Ismaili dhe Arbri, të cilët nëpërmjet pikturës shprehin dëshirën për një shoqëri ku çdo fëmijë, pavarësisht aftësive, mund të ndjehet i lirë dhe i barabartë”.
“Piktura është gjuha e tyre, një mënyrë e bukur dhe emocionuese për të treguar se liria dhe pavarësia janë për të gjithë. Ata na kujtojnë se duke ndërtuar një shoqëri të hapur dhe pranuese, mund të arrihet një e ardhme më e ndritshme për të gjithë”, tha Koçiu.
1 nga 5/k.s/a.f/