E Shtunë, 31 Tetor 2026

113 viktima nga tërmeti ne Zelandën e Re

Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit ne Zelandën e Re kane konfirmuar bilancin tragjik te tërmetit te tri ditëve me pare. Deri me tani ka arritur ne 113 numri i viktimave, nder te cilët edhe 2 foshnjat ne kërkim, 5 dhe 9 muajsh. Pas publikimit te emrave te pare te viktimave, te cilët janë nga mosha 5 muajsh deri ne 20 vjeç, spikaten edhe emrat e 2 qytetareve britanike dhe një italian. Mbeten ne gjendje te rende ne spitalin shtetëror 164 te plagosur. Qe nga mëngjesi i se enjtes, forcat e shpëtimit, te cilat vazhdojnë ende kërkimet nen gërmadha, nuk kane gjetur asnjë te mbijetuar. Ndërkaq, sipas forcave te policisë, mbi 122 persona kane mbetur te bllokuar nen një ndërtesë te shembur dhe mbi 200 te tjerë rezultojnë te zhdukur. Kryeministri i vendit ka deklaruar se vendi është përgatitur për një bilanc edhe me tragjik.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›