E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Qeveria ne Libi te tërhiqet

Ndërsa situata ne Libi është mjaft e rende dhe vendi është ne prag te luftës civile, Kombet Bashkuara bëjnë thirrje për ndalje te menjëhershme te dhunës dhe tërheqje te qeverise. Duke folur pas takimit te Këshillit te Sigurimit Ban Ki Moon tha se qeveria libaneze duhet te marre menjëherë përgjegjësitë, te mbroje popullatën e saj nga dhuna, dhe te respektoje vullnetin e popullit. ?Është koha për Këshillin e Sigurimit që të marrë në konsideratë veprime konkrete. Orët dhe ditët që vijnë do të jenë vendimtare për libianët dhe vendin e tyre dhe me pasoja po aq të rëndësishme për tërë rajonin. Deklaratat dhe veprimet e Këshillit të Sigurimit priten me padurim. Çfarëdo që të jetë kursi i juaj, le të jemi të ndërgjegjshëm se ky moment është tepër emergjent. Në këto rrethana, humbja e kohës do të thotë më shumë jetë të humbura,? është shprehur kreu i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon. Gjate ditës se shtunë, Asambleja e Kombeve te Bashkuara do te kërkojë pezullimin e Libisë nga kjo organizate, votim ky qe kërkon 2/3 e votave te 192 vendeve anëtare. Ne këtë takim do te kërkohen edhe sanksione kundër Libisë, si embargo e armeve, bllokimi i llogarive bankare te Gedafit dhe familjareve te tij, si dhe kufizimi i udhëtimeve për zyrtaret vendas. Ndërkohë, ne terren situata vijon te mbetet e rende ndërsa përplasjet me arme mes civileve dhe njerëzve te Gadafit vijojnë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›