E Hënë, 2 Nëntor 2026

113-vjetori i Pavarësisë, Rama ndan pamjet e ceremonisë sot në Vlorë

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Pranë monumentit të Pavarësisë në Vlorë u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit.

Me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë, të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi, kryetarja e bashkisë së Vlorës Brunilda Mersini, drejtues të pushtetit vendor, qytetarë, etj.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale, pamjet e aktivitetit të organizuar sot në Vlorë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar Presidenti Begaj, Kryeministri Rama, Presidentja Osmani, Kryeparlamentari Peleshi dhe kryebashkiakja Mersini vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

/e.i/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›