E Diel, 1 Nëntor 2026

12 rekomandimet, Stefano Sannino nesër në Tiranë

Kur na ndajnë dhe pak muaj nga vjeshta e “artë”, periudhë kjo kur Shqipëria do të marrë notën nga 27 vende të BE-së, per marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat në Eurozonë, 7 qershori risjell në Shqipëri Stefano Sanninon.

Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Sannino mbërrin nesër në Tiranë, në një vizitë zyrtare me qëllim kqyrjen e situatës dhe avancimit të përbushjeves së 12 rekomandimeve të OSBE-ODHIR , përshpejtimin dhe realizimin në kohë të tyre.

E enjtja e Drejtorit për Zgjerimin në Komisionin Evropian do të nisë me një takim me Kryeministrin e vendit zotin Sali Berisha rreth orës 09:30, për të pasuar më pas me një takim me kryetarin e opozitës Edi Rama në 11:10, në 12:40 takim me kreun e LSI, Ilir Meta, në 15:30 do të takohet me Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërsa do të mbyllë turin e tij me Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu në orën 16:30. Vizita e fundit e zotit. Sannino në Tiranë ishte me 21 mars të këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›