E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshje per krizat ne BE

E merkure 06 Qershor 2012 1651 Edmond HaxhinastoShqiperia do te marre pjese ne operacionet e menaxhimit te krizave te udhehequra nga Bashkimi Evropian. Ky angazhim u mundesua pas nje marreveshjeje qe numri nje i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto ka firmosur me Pierre Vimont sekretar i pergjithshem ekzekutiv i sherbimit te jashtem evropian. Gjate vizites se tij 2-ditore ne Bruksel Haxhinasto e vleresoi kete marreveshje si nje hap konkret ne kontributin e Shqiperise ne politiken e jashtme dhe sigurise se BE. Nderkohe zv/kryeministri ka marre pjese edhe ne edicionin e pare te forumit te biznesit Shqiperi-Belgjike. Haxhinasto theksoi rendesine e forcimit te bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve si dhe beri nje panorame te mundesive reale qe Shqiperia ofron per investitoret belg.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›