Tahiri: Kam prova kundër fëmijëve të kryeministrit

Deputeti i PS-së, Saimir Tahiri
Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të marrë edhe një herë në rishqyrtimi faktet, të cilat vërtetojnë pafajësinë e tij në procesin me fëmijët e kryeministrit Berisha.
Gjithashtu Tahiri kërkoi marrjen e dëshmive të 9 dëshmitarëve.
Gjykata seancën e kaluar, në mungesën time mbylli hetimet pa më dhënë mundësinë që të provoj deklaratat e mia. Kam kërkuar administrimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve, gjykata më tha se, provat duhet tia kërkoj institucioneve. Ia kërkova institucioneve dhe institucionet kanë refuzuar të më japin prova me arsyetimin që duhet t’i kërkojë gjykata, tha Tahiri.
Deputeti socialist akuzohet për shpifje nga fëmijët e kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha, ku këta të fundit kërkojnë një dëmshpërblim prej 80 milionë lekësh.
Tahiri ka thënë se, disponon prova për pafajësinë e tij lidhur me këtë çështje.
Kam kërkuar thirrjen e dëshmitarëve, gjykata më kërkoi të gjej adresat. Unë jam i gatshëm të paraqes provat e mija në gjykatë, të cilat i disponoj, por i kërkoj nga institucionet, pasi vetëm institucionet mund të më japin prova,- deklaroi deputeti i PS-së. /E.L/