12 shtator, rivarroset Azemi, sotprehet në Varrezat e Dëshmorëve

Të tjera rreth shkrimit Detajet e ceremonisë sot
Tiranë - Sot do të zhvillohet cermonia e rivarrimit të Azem Hajdarit në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, 15 vjet pas humbjes së jetës si pasojë e një atentati. Deputeti demokrat nderohet në këtë mënyrë nga Bashkia e Tiranës
Bashkia e Tiranës, nëpërmjet një deklarate për shtypin, njoftoi dje se personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarë të partive politike, studentë të Dhjetorit ’90, intelektualë, miq, shokë e kolegë, do të zhvillojnë homazhe në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve e, më pas, në orën 12:00 do të bëhet përcjellja dhe ceremonia e varrimit për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit të eksponentit kryesor të Partisë Demokratike Azem Hajdari, vrarë 15 vjet më parë në një atentat në Tiranë.
Edi Rama, Ilir Meta, Vangjel Dule janë disa nga personalitetet e politikës, të cilëve Bashkia u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë e rivarrimit të “Heroit të Demokracisë”. Azem Hajdari mban titullin më të lartë të nderit të Republikës së Shqipërisë “Urdhërin e Flamurit” dhe urdhërin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe i shumë bashkive e komunave të Republikës së Shqipërisë. Në 15-vjetorin e vrasjes së “Heroit të Demokracisë” Azem Hajdari, më datën 12 shtator eshtrat e tij do prehen nga Sharra tek Varrezat e Dëshmorëve.
Familja e Azemit e ka mirëpritur këtë vendim. Kiri Hajdari, djali i madh i Azemit, tha se familja e tij e vlerëson maksimalisht vendosjen e eshtrave të Azemit tek Dëshmorët e Kombit, si një përkujdesje të shtetit ndaj një njeriu që u vu në krye të lëvizjes studentore, duke nxitur pluralizmin politik në Shqipëri.
(Ne foto: Azem Hajdari, lideri i levizjes studentore te 1990-ës)
VRASJA
Kanë kaluar 15 vjet, por faktet, dyshimet dhe hipotezat bëjnë gjithnjë të mendosh se vrasja e Azem Hajdarit ka qenë larg të qenit ashtu siç e përshkruan vendimi gjyqësor - një vrasje për hakmarrje. Në përvjetorin e 12-të atentatit vdekjeprurës, bashkëshortja e tij ka deklaruar se çështja e vrasjes së ish-deputetit të PD-së ende nuk është zbardhur, pasi procesi është zhvilluar nën trysni politike, në një kohë të vështirë dhe të pamundur për të marrë vendime të drejta dhe prandaj ai duhet rihapur.
Megjithatë, edhe në tetë vjet pushtet ekzekutiv të PD, nuk u bë asgjë për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet dhe autorët e vrasjes. Në pranverën e vitit 2002, Gjykata e Shkallës së Parë, pas një maratone prej 65 seancash, arriti në përfundimin se provat tregonin që vrasja ishte kryer për motive të dobëta të hakmarrjes. Gjykata kishte zbardhur skenen e krimit, duke vënë gishtin mbi atentatorët Jaho Salihi dhe Fatmir Haklaj, por pa iu përgjigjur pyetjes se çfarë i kishte shtyrë realisht këta njerëz për të kryer një krim të pastër politik.
Deklaratat e menjëherta të Sali Berishës, atëhere në opozitë, se krimin e kishte urdhëruar kryeministri Fatos Nano, i cili kishte takuar vrasësit në rrugën Tiranë-Rinas, ndërsa kthehej nga një takim ndërkombëtar në Lisbonë, nuk patën asnjë bazë. Ajo që u vërtetua ishte fakti që të gjithë ekzekutorët ishin njerëz me uniforma. Jaho Salihi, i denoncuar menjëherë nga PD, nuk arriti të ndalohej, megjithëse ish-ministri i Rendit Perikli Teta nxori një urdhër menjehëre për këtë.
(Ne foto: Azem Hajdari pas vrasjes)
Shumë vite më pas, vëllezërit e Izet Haxhisë, ish-badigardit të Berishës, do të akuzonin këtë të fundit si organizator të krimit. Ata pretendonin se Berisha po mundohej të fajësonte për këtë krim familjen Haxhia, pasi donte të eliminonte njerin prej tyre, Izetin, që dinte shumë secrete, përfshirë edhe urdhërat për të hedhur në erë shtylla tensioni në vitet pas humbjes së pushtetit.
Ish-ministri i Rendit Perikli Teta edhe ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi kanë pohuar se dihej që Azemit po i përgatitej atentat. Në zyrat e tyre gjendej muaj më parë një pohim i Fatmir Haklajt se Hajdari do të vritej sëbashku me nëntë të tjerë për një hakmarrje te vjeter. Por, shteti nuk bëri asgjë për të ndaluar këtë.
Përfundimi i procesit për këtë krim nuk ka sqaruar asnjëherë realisht shkaqet. eshte nje njolle turpi per sistemin tone te drejtesise.
BIOGRAFIA E AZEM HAJDARIT
Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri
I martuar, me tre fëmijë: Kirjaldi, Rudina dhe Azemi, lindur katër muaj pas vdekjes së të jatit
Më 1987 fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike
Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës
Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës
Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi
Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani
AKTIVITETI POLITIK
Dhjetor 1990 - Udhëheqës i Lëvizjes Studentore
Dhjetor 1990 - Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike
1991 – 1993 - Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues
- 31 mars 1991 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën
- 22 mars 1992 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun
- 26 maj 1996 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën
- 29 qershor 1997 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën
- 1992 - 1996 - Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un
- Nëntor 1996 - Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare
- Qershor 1997 - Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare
- 1995 – 1998 - President i klubit të futbollit “Vllaznia” - Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale
VLERESIME
- Urdhëri i Flamurit
- Urdhëri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës
- “Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, dhënë nga ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003
- Urdhëri “Nderi i Kombit”(2002)
- Pishtar i Demokracisë
- “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i shumë bashkive e komunave të Shqipërisë
Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)