Atentati me minë, Petrit Marku: E kam kryer dënimin për vrasjen
TIRANE- Atentati i ditës së diel në kryeqytet është ende pa autor. Mina me telekomandë e vendosur në mjetin e emigrantit Petrit Marku, ka mbetur ende e pazbuluar se nga kush u vendos. Por, për zbulimin e autorit të këtij atentati duket se nuk ka ndihmuar shumë as dëshmia që 43-vjeçari ka dhënë për strukturat e policisë dy ditë më parë nga dhoma e Spitalit Ushtarak, ku Marku është i shtruar pasi i kanë prerë dy këmbët. Burime policore sqarojnë se emigranti ka pohuar se nuk ka dyshime se kush mund t’ia ketë bërë atentatin. “Nuk dyshoj tek askush. Nuk e di se kush mund ta ketë bërë. Unë kam pasur një jetë normale në Belgjikë. Nuk kam pasur probleme me asnjë. Edhe për vrasjen që kam bërë, e kam shlyer dënimin”, - ka pohuar Marku para grupit hetimor. Por, pavarësisht këtyre deklaratave, forcat e policisë bëjnë me dije se pista kryesore ku ata po hetojnë mbetet pista e hakmarrjes, për vrasjen që 43-vjeçari ka bërë në vitin 1999. Sipas policisë, Marku e ka shlyer dënimin për këtë vrasje, pasi në vitin 2012, 43-vjeçari ka fituar lirinë dhe është larguar në drejtim të Belgjikës.
Por, pasditen e së dielës, Marku ka qenë duke udhëtuar në makinën e tij tip “Benz” me targa AA787DK, në momentin që ka shpërthyer mina me telekomandë që ishte vendosur në makinë. Sipas policisë, në momentin e shpërthimit, Marku ka qenë duke udhëtuar me dy nipërit dhe të dashurën e tij holandeze. Por, nga dëmtimi mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë vetëm 43-vjeçari, ndërsa personat e tjerë nuk kanë marrë asnjë lëndim. Pas atentatit policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë lidhur me autorin që mund të ketë bërë atentatin.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)