Guns’n’Roses: Muzikë nëpër klube

Grupi i njohur amerikan, Guns’n’Roses, ka paralajmëruar nisjen e një turneu nëpër klube, në vend të një turneu nëpër arena dhe stadiume të mëdha botërore.
Sipas njoftimit, Guns'n'Roses muajin shkurt do ta kalojnë duke bërë muzikë nëpër klubet e New York’ut, Chicago’s, Atlantic City’t dhe Silver Springs’it (në shtetin Marryland).
Grupi vitin 2011 e ka kaluar në një turne rraskapitëse, të cilën do ta vazhdojë edhe gjatë kësaj vere, andaj interpretimet nëpër klube paraqesin njëlloj parapërgatitjeje për vazhdimin e koncerteve para një numri të madh adhuruesish.
Ndryshe, përmes një solemniteti, Axl Rose dhe ekipi tjetër i Guns’n’Roses gjatë kësaj pranvere do të bëhen pjesë e Shtëpisë së të Famshmëve të Rock’n’Rollit, në Cleveland.