E Diel, 1 Nëntor 2026

1,3 mld $ transferta jashtë, Bode: Pozicioni i Shqipërisë nuk është negativ, opozita shpif

Gazeta Shqip

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka reaguar ditën e sotme lidhur me raportin e publikuar pak ditë më parë nga instituti amerikan, Global Financial Integrity, GDI që fliste për transfertën në mënyrë të paligjshme të 1,3mld $ jashtë Shqipërisë gjatë një periudhe 5 vjeçare, 2005-2010. Bode i ka cilësuar si tendencioze dhe dashakeqëse sulmet e opozitës pas këtij raporti, që sipas tij opozita është e pritura ta lexojë si para të krijuara nga korrupsioni i qeverisë.

Sipas Bodes, raporti që përmbledh një periudhë 10-vjeçare, me analiza dhe studime me vendet në zhvillim nuk flet për një pozicionim negativ të Shqipërisë në këtë aspekt, pasi në listën me 143 vende ne ndodhemi në vend të 106, duke pasur para nesh vende të tjera dhe më të zhvilluar si Serbia që ndodhet në vendin 16 me transferua prej 5 miliardë dollarësh në vit, Bullgaria me 1.5 miliardë, Kroacia me 1.5 miliardë, Mali i Zi me 1 miliardë në vit.

Ai akuzoi opozitën se duke mos pasur asnjë argument bindës, kërkon të denigrojë vendin e vet me deklarata pa sens, ndërsa duke iu referuar parave të transferuara jashtë vendit, të cilat janë përmendur në raport, Bode sqaroi se ai raport nuk bazohet në flukse të evazionit që janë të papërfshira në bilanc, as në nxjerrje parash nga pikat e kalimit kufitar, as në ndonjë hetim të brendshëm të vendeve.

Sipas Bodes, pozicionimi i vendit tonë në këtë listë nuk është aspak shqetësues, përkundrazi, sipas tij kjo është një renditje që na nderon krahasuar me vende të rajonit.

21 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

1,3 mld $ transferta jashtë, Bode: Pozicioni i Shqipërisë nuk është negativ, opozita shpif burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›