Ministria e Ekonomise hap ofertat per privatizimin e HEC-eve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës hap ofertat për privatizimin e shoqërive HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a dhe shoqërinë HEC Ulëz Shkopet sh.a. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në praninë e mediave hapi zarfat me dokumentat teknike dhe financiare për shitjen e katër hidrocentraleve.
Fillimisht nisi hapja e tenderit për shoqërinë HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a.
Oferta e parë financiare ishte e Goergian American Aloysins US me 30.355.000 Euro, e dyta me 44.847.496 euro e Energolinia Bosnje-Hercegovina, e treta me 27.500.000 Euro e Konsorcium tre SPA Itali, Mova Power Eletrica, oferta e katërt financiare për Bistrica 1,2 me 19 mln e 300.000 euro Salik Energy.
Një tjetër ofertë ishte e kompanisë shqiptare Erpa Investment me 35.100.000 Euro, nje tjetër me 37 milionë e 100 mije euro e Agna Consorciom, po kompani shqiptare.
Ndërsa oferta financiare e Kurum ishte më e larta me 52 mln Euro.
Më pas u hapen ofertat për të interesuarit për privatizimin e shoqërisë HEC Ulëz Shkopet sh.a. Oferta e parë financiare me 26 500.000 euro, e dyta me 31 888.084 Euro, e tretë 15.800.000 Euro dhe oferta e katërt e Kurum me 57 500 000 Euro.
Në këtë mënyrë dhe për privatizimin e Ulëz Shkopet Kurum depozitoi ofertën më të lartë.
Zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Sokol Dervishaj tha se pas hapjes së zarfave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në bashkëpunim me konsulentin IFC, do të vijojnë me verifikimet dhe vlerësimet e nevojshme për procedurat e mëtejshme.