13 raste te dyshuara me A H1N1 ne Shqiperi
Arrin ne 13 numri i rasteve te dyshuara per prekjen me virusin A/H1N1, nderkohe qe 8 persona te tjere jane konfirmuar tashme me semundjen e gripit te derrit. Instituti i Shendetit Publik, njofton se mes ketyre rasteve nuk ka femije.
Burime nga ky institucion bejne te ditur se pervec 8 rasteve te konfirmuara tashme nga analizat ne Rumani, dyshohet edhe per 13 raste te tjera te mundshme. Nga keto, kater raste jane paraqitur me shenja te semundjes menjehere pas kthmit nga Anglia, 8 raste nuk referojne udhetime jashte vendit apo lidhje epidemiologjike. Sipas ISHP-se, 3 raste jane identifikuar jashte Tiranes, respektivisht 2 ne Vlore dhe 1 ne Sarande.
Gjithsesi, vlen te theksohet se te gjitha rastet paraqitin nje kuader klinik te lehte. Shenjat e shfaqura ishin temperature me e ulet se 38 grade celcius, dhimbje koke, dhimbje fyti, kolle, dhimbje muskulare dhe lodhje.
Vetem dy raste jane shtruar ne spital, ndersa per pese nga personat e mesiperm ka nisur trajtimi me tamiflu.
Te gjitha rastet perfshijne grupmoshat 15 deri ne 61 vjec.
Ne laboratorin e ISHP-se po analizohen mesatarisht 30 mostra cdo jave.