Tokat djerrë, fermerët kundër qeverisë

Prona është e shenjtë dhe vetëm pronari mund të vendosë se çfarë do të veprojë me të. Kështu janë shprehur disa banorë te fshatrave përreth kryqeqytetit në lidhje me propozimin e kryeministrit Berisha që tokat të cilat nuk punohen të kalojnë në fondin e komunës, e cila do të ketë të drejtë t'ia japë dikujt tjetër për ta shfrytëzuar. Të pyetur nga mikrofoni i "Ora News", për këtë deklaratë të kryeministrit Berisha, fshatarët janë shprehur se disa nga tokat e tyre nuk punohen nga pamundësia ekonomike, por sipas tyre ajo është trashëgimi familjare dhe do të mbahet gjithmonë si një gjë e shenjtë për ta .
Te intervistuarit janë shprehur se edhe pse kryeministri Berisha është shprehur se taksa e të 10-ës, është taksë e drejtë dhe e ndershme, ajo mund t'i çojë shumë njerëz në konflikte, madje dhe vrasje .
Një ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë është shprehur se Shqipëria ka shumë pak tokë të punueshme.