E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Bashkia e Durrësit po mban peng banesat sociale, do ti shpërndajmë vetë

Tiranë, 6 gusht NOA Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ka dalë sot në një konferencë për shqyt ku ka shprehur shqetësimin për mos shpërndarjen e 48 banesave sociale në qytetin e Durrësit.

Ngre shqetësimin në lidhje me 48 apartamente të ndërtuara nga Enti i Banesave në qytetin e Durrësit për qytetarët e pastrehe, të përfunduara prej dy vjetësh dhe që ende nuk janë shpërndarë.

Janë dy objekte banimi të ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit gjatë viteve 2006-2007, të cilat rezultojnë ende të pa shpërndara nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit tha Olldashi.

Sipas tij, Këshilli Bashkiak ka miratuar Sistemin e Pikëzimit dhe Komisionin e Strehimit pranë Bashkisë së Durrësit për ndarjen e 48 apartamenteve.

Që prej kësaj date ky komision duhet të paraqiste pranë Këshillit Bashkiak listën  emërore të qytetarëve të pastrehe që kishin aplikuar.

Deri më sot Bashkia e Durrësit nuk ka paraqitur asgjë në Këshillin Bashkiak duke sjellë që 48 apartamenteve ti rritet kosto për arsye të ruajtjes.

Pavarësisht korrespondencës së vazhdueshme që kemi pasur mes Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministisë së Brendshme, Entit Kombëtar të Banesave dhe Institucionit të Bashkisë së Durrësit, ky i fundit nuk ka marrë asnjë veprim për ndarjen e këtyre e 48 apartamenteve të ndërtura me fondet e  buxhetit të shtetit në qytetin e Durrësit pavarësisht se kanë kalur 2 vjet nga përfundimi tha më tej Olldashi.

Ministri Olldashi paralajmëroi se nëse brenda datës 30 shtatorit institucioni i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit nuk do ti japin zgjidhje këtij problemi  ministria, nëpërmjet procedurave që e lejon ligji nr.9232, datë 13.05.2004, do të ndërhyjë nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave për të bërë shpalljen e listës  së fituesve dhe shpërndarjen e 48 apartamenteve.

Kjo është një masë mëse e domosdoshme nga pikëpamja ekonomike dhe sociale, Enti Kombëtar i Banesave nuk ka filluar të vjelë të ardhurat nga investimet dhe 48 familje të qytetit të Durrësit vazhdojnë të rezultojnë të pastreha dhe të mos gëzojnë banesat e tyre përfundoi Olldashi.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›