E Diel, 1 Nëntor 2026

13 te denuar te diagnostifikuar me kancer kerkojne te lirohen nga burgu

13 të dënuar të diagnostifikuar me semundjen e kancerit e që ndodhen në një fazë te rënduar shëndetësore, kërkojnë të lirohen nga burgu.
Edhe pse të dënuar me shume vite burg, disa nga këto të burgosur me ndihmën e familjarëve, I janë drejtuar Avokatit të Popullit dhe institucioneve të larta në vend, duke I kërkuar t'i lirojnë nga qelia për të kaluar orët e fundit të jetës pranë familjes. Por i vetmi institucion që vendos për lirimin ose jo të këtyre të dënuarve është Gjykata. Para togave të zeza, të dënuarit që vuajne nga këto sëmundje i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor nga ekspertët e Mjekësisë Ligjore, të cilët konstatojnë në një raport gjendjen e të dënuarit. Nëse gjendja e tyre është e pashpresë, mbetet në vleresimin e gjykatës të vendos lirimin apo jo të tij.
Sipas drejtorit te spitalit te burgut, vetem dy te dënuar janë shtruar dhe mjekohen ne menyre intensive per momentin, pasi gjendja e tyre eshte me e renduar. Ai konfirmoi per abc neës se pak kohe me pare, brenda institucionit te tij, ka nderruar jete njëe i denuar qe vuante nga kanceri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›