E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rikualifikimi urban i bllokut Qemal Stafa

Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin urban të bllokut ”Qemal Stafa”, ku ben pjese edhe projekti per ndertimin e rrugës “Ibrahim Brahja”. Kryebashkiaku Lulzim Basha, garantoi banorët se në Tiranë ka ikur koha e asfalteve elektorale, siç ka ndodhur në të shkuarën.

“Tek rruga “Ibrahim Brahja” kushtet janë kaq të këqija saqë nevoja për ndërhyrje të menjëhershme ishte e jashtëzakonshme. Megjithatë ju thashë se ne nuk do të ndërhyjmë me asfalt elektoral, sepse me asfalt elektoral në bllokun “Qemal Stafa” janë bllokuar kolektorët por nuk është zgjidhur problemi. Do të ndërhyjmë me një projekt të thellë i cili në mënyrë totale do të zgjidhë të gjithë problematikat e kanalizimeve, sipas nevojës së ujësjellësit, shtrimit me të gjithë shtresat e nevojshme dhe të asfaltimit në mënyrë solide dhe të qëndrueshme të kësaj rruge dhe gjithë bllokut “Qemal Stafa”, të gjelbërimit dhe krijimit të shesheve për të rinj e të moshuar dhe sot po bëjmë pikërisht këtë”

Me një investim prej 50 milionë lekësh parashikohet ndërtimi i trotuareve në brendësi të bllokut, ndersa do te kete hapesira te vecanta per personat me aftësi të kufizuar. Investimi parashikon vendosjen e 57 shtyllave te ndriçimit si dhe spostim të linjave elektrike dhe të telefonisë. Çdo hapësirë midis rrugëve dhe pallateve do jetë një minilulishte, e mbjellë me bar dhe pemë dhe shkurre dekorative të mbjella në të.
Ndërhyrja jonë me një vlerë prej 500 milionë lekësh do të jetë e gjithanshme. Para përfundimit të sezonit të mbjelljeve të këtij viti, ne mbollëm një sasi pemësh bliri por me fillimin e punimeve sot, ne do të trajtojmë të gjithë çështjet e mbetura në këtë bllok dhe që kanë të bëjnë me afro 15 mijë metra katrorë rehabilitim urban,
Ndonëse afati i punimeve në këtë bllok banimi është 6 muaj, Kryebashkiaku ka kërkuar nga kontraktori të ecet më shpejt dhe natyrisht kusht primar është cilësia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›