13 të vdekur nga stuhia në SHBA
Nxehtësia ekstreme, e cila ka ndezur zjarre të mëdha në zonat jugore, e bën edhe më të ndërlikuar evakuimin e të dëmtuarve.
Të paktën 13 persona, nga Ohio deri në New Jersey, mbetën të vdekur si pasojë e rrëzimit të pemëve dhe këputjes së vijave të elektricitetit. Midis viktimave ishin edhe dy fëmijë të moshës shtatë dhe 2-vjeçare.
Shkatërrimet masive detyruan guvernatorët e Virxhinas, Virxhinias Perëndimore dhe Ohios që të shpallnin gjendjen e emergjencës, ndërsa Marylandi pritet që të bëjë të njëjtën gjë.
Aktualisht, gjendja e katastrofës kombëtares është vendosur edhe mbi Kolorodon e prekur nga zjarret masive.
”Shkatërrimet janë të krahasueshme me ato të uraganit Irene”, deklaroi guvernatori i Marylandit, Martin O’Malley, duke iu referuar stuhisë që i mori jetën të paktën 20 personave në tetë shtete të ndryshme në vitin 2011.
Mëngjesin e së dielës, katër milionë amerikanë mbetën pa energji elektrike si rrjedhojë e rrëzimit të shtyllave të korrentit.