Britania referendum për daljen nga BE?

Por, kryeministri nuk ka fiksuar një datë fikse se kur mund të zhvillohet referendumi. Një lëvizje e tillë potencialisht bart rrezikun e bllokimit të marrëdhënieve tregtare dhe financiare me kontinentin evropian dhe krijimin e një fronti te ri me partnerin e vetë pro-evropian në koalicionin qeverisës, liberal-demokratet.
Në një intervistë në gazetën “The Sunday Telegraph” të Londrës, Cameron u shpreh se po shqyrton mundësinë e shndërrimit të zgjedhjeve të ardhshme në vitin 2015 në një votim për anëtarësimin e Britanisë në BE ose mbajtjen e një referendumi menjëherë pas zgjedhjeve, nëse ai do të jetë sërish kryeministër.
Sondazhet sugjerojnë se britanikët do të votonin pro daljes nga BE nëse do të votohej. Që prej hyrjes në BE përpara katër dekadave, Britania ka pasur një marrëdhënie të vështire dhe të dhimbshme me Evropën.