E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, gara presidenciale, kryeson Obama

Në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dy sondazhe të reja sjellin lajme të mira për Presidentin Barack Obama ndërsa ai dhe rivali i tij republikan Mitt Romney vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e nëntorit. Sondazhet e fundit tregojnë se mbështetja për Presidentin Obama është rritur në disa shtete të pavendosura, shtete që zakonisht përcaktojnë me votat e tyre se cili kandidat fiton në zgjedhje presidenciale me diferencë të ngushta.
 

Një sondazh i ri i televizionit NBC dhe gazetës “Wall Street Journal” tregon se presidenti ka një epërsi të lehtë ndaj Mitt Romney-t, 47 për qind përballë 44 për qind. Sondazhi tregon se Presidenti amerikan Barak Obama e ka zgjeruar epërsinë ndaj Romney në shumë nga shtetet ku po bëhet lufta më e ashpër, ku kandidatët pritet ta përqendrojnë fushatën.

Shumë analistë theksojnë se ekonomia mbetet një cështje kyce për zgjedhjet, por ata thonë se Obama po përpiqet që të paraqesë veten në contrast të thellë me kundështarin e tij. Sondazhet e fundit tregojnë gjithashtu mbështetje për masat e Presidentit Obama për të ndalur deportimin e disa emigrantëve të paligjshëm në moshë të re, gjë që mund të konsolidojë mbështetjen e votuesve hispanikë për Presidentin Obama në nëntor.
 

Në sondaxhet e fundit ka edhe shenja paralajmëruese për presidentin. Sipas sondazhit të NBC-Wall Street Journal, mbështetja e përgjithshme për zotin Obama ka arritur një pike edhe më të ulët dhe është tani 47 për qind, ndërsa 53 për qind nuk e miratojnë menaxhimin e ekonomisë nga ana e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›