13-vjeçari me vrimë në zemër: Më ndihmoni të bëhem si shokët
KORÇE - Është vetëm 13 vjeç dhe lufton çdo ditë me vdekjen, për shkak të problemeve të lindura në zemër. Andi Mollanji nga fshati Shamoll në Korçë ëndërron të jetë si bashkëmoshatarët e tij, ndërsa përballet çdo ditë me realitetin e hidhur të problemeve kardiake.
E vetmja që mund t’i shpëtojë jetën është një ndërhyrje kirurgjikale, por varfëria që ka mbërthyer familjen Mollanji, nuk e lejon të përballojë shpenzimet e operacionit.
“Fëmija është me vrimë në zemër. Operacioni me shifër të përafërt më thanë shkon tek 50-60 mijë euro, unë skam mundësi as për 1 mijë euro. U bëj thirrje të gjithëve që kanë mundësi të kenë ndjenjë për një fëmijë. Çdokush do të vdesë por të vdesë kur ti vijë koha.”- tregon mes lotësh babi i fëmijës Fuat Mollannji.
Gjendja e 13-vjeçarit paraqitet e rënduar, ku pothuajse çdo ditë ai pëson gjendje të fikëti, të shoqëruara edhe me hemorragji, si shkak i mosfunksionimit normal të zemrës.
(Të gjithë ata që duan të ndihmojnë 13-vjecarin, mund të kontaktojnë në numrin 0682666348)
(er.nu/news24/BalkanWeb)