E Shtunë, 31 Tetor 2026

13-vjeçari nuk është babai i fëmijës

 

Një lajm që bëri bujë në të gjitha gazetat dhe revistat në botë, ishte ai i të bërit baba të një djaloshi 13-vjeçar me fytyrë dhe trup prej një tetëvjeçari, i cili i dha një fëmijë të dashurës së tij 15-vjeçare Chantelle Steadman. Tabloidet britanike janë marrë në detaje me këtë çështje, duke e kthyer në më të përfolurën e muajve të parë të vitit. Por sipas analizave të ADN-së është zbuluar se në të vërtetë 13-vjeçari Alfi nuk është babai i vërtetë i fëmijës. Vogëlushja Maisie nuk është vajza e tij.  Chantelle, që të nesërmen e lajmit të shtatzënisë, i kishte treguar motrës së saj se në fakt ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me bashkëmoshatarë të saj në po të njëjtën periudhë. Tani çështja po bëhet më interesante, pasi më shumë se Chantelle, janë gazetarët ata më të interesuarit për të gjetur babanë e fëmijës. Në kohën e lajmit, të paktën 12 djem të tjerë kishin pohuar se kishin pasur marrëdhënie seksuale me nënën 15-vjeçare në atë periudhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›