E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetja me bebe në Europarlament

 

Një deputete e Parlamentit Evropian, përfaqësuese e Danimarkës, Hanne Dahl, anëtare e partisë skeptike “JuniBevægelsen”, ka marrë pjesë në një seancë parlamentare në Bruksel së bashku me foshnjën e saj tremuajshe, Gaia. Në raste të tilla vajzën duhej ta mbante bashkëshorti i saj, por atij i është dashur të niset me nxitim në Danimarkë dhe deputetja është detyruar të marrë vajzën me vete në punë. Sipas “Associated”, ajo nuk e ka specifikuar arsyen. Dahl ka kritikuar Parlamentin Evropian dy javë më parë për trajtimin e nënave deputete. “Ne kemi vetëm mundësinë të largohemi nga Parlamenti, por nuk kemi të drejtën të rikthehemi më pas largimit të periudhës së paslindjes”, tha ajo për gazetën “Ekstra Bladet”. Dahl mohoi se ajo e mori fëmijën në punë për të protestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›