E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një rast ‘Fritzl’ në Itali, burgosen babë e bir në Torino

 

Rastet e incestit në familje, ku babai apo biri dhunon fëmijën apo motrën, po dëgjohen gjithnjë e më shpesh gjatë kohëve të fundit, pas bumit që bëri zbulimi i ngjarjes së tmerrshme në Austri, ku Jozef Fritzl kishte dhunuar e burgosur të bijën për 24 vjet. Rasti i fundit u zbulua në Torino, Itali, ku një grua 34-vjeçare është dhunuar nga i ati dhe i vëllai. Vëllai i saj jo vetëm që kishte dhunuar të motrën, por edhe katër vajzave të veta, mes të cilave edhe minorene. Dy burrat e familjes janë arrestuar. 34-vjeçarja e ‘burgosur’ prej vitesh, ka qenë e detyruar të pësonte për vite me radhe dhunimet e prindit të saj, ndërsa vajzat e të vëllait, edhe ato të dhunuara nga babai i tyre, i janë besuar një qendre komuniteti. Çështja nisi kur vajza kishte shkuar në polici bashkë me prindërit për të denoncuar të vëllain, i cili e kishte përdhunuar dy herë kur kishte kërkuar strehim në shtëpinë e tij, pasi kishte ikur nga shtëpia e prindërve. Nga përgjimet telefonike dhe ambientale u zbulua se vëllai i saj kishte abuzuar seksualisht edhe me katër vajzat e veta, (mosha 6, 8, 12 dhe 20-vjeçare).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›