E Martë, 3 Nëntor 2026

132 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës, turistët pëlqejnë arkitekturën e veçantë dhe historinë

Kalaja e qytetit të gurtë të Gjirokastrës ngelet një ndër objektet më të vizituar nga turistët vendas dhe të huaj .

Këto ditë gushti numri i turistëve që vizitojnë këtë objekt është në rritje ndërsa e kanë vizituar kështjellën e gurtë që nga fillimi i vitit dhe deri tani më shumë se 132 mijë vizitorë.

Vizitoret thonë se janë njohur me kalanë nëpërmjet fotografive në rrjetet social dhe se nga afër ju duket shume herë më e veçantë fal arkitekturës që ka dhe historisë që mbartë.

Turistët pëlqejnë arkitekturën e saj të veçantë dhe historinë 

“Kemi dashur ta vizitojmë Gjirokastrën prej kohësh, këtë kështjellë të mrekullueshëm e kemi vizituar të parën. E kemi parë nëpërmjet fotografive fillimisht dhe na ka pëlqyer shumë se ka pamje mjaft interesante dhe një histori të veçantë.

Numri i turistëve që vizitojnë kështjellën e Argjiros pritet qe gjate muajit gusht të rritet ndjeshëm pasi ky është edhe muaji që shënon numrin më të lartë të vizitorëve në qytetin  e gurtë.

Një tjetër turist shprehet për mikrofonin e RTSH se,“kemi marr informacion  për historinë e kalasë. Kemi lexuar shumë, është shumë interesante”.

Është shumë e bukur, shprehet një tjetër vizitore që ndodhet në kala, duke thënë se dhe kemi lexuar për këtë por dhe vendasit na kanë treguar për historinë që mbartë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›