E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik ne Rreshen babai godet me makine te birin 3 vjec

Rreshen - Nje aksident tragjik ndodhi sot ne oret e paradites ne nje lagje periferike te Rreshenit ku prindi ka zene padashje nen rrotat e furgonit djalin e tij 3-vjecar. Ngjarja e rende ndodhi ne lagjen Kacorraj teksa E. K. po manovronte furgonin ne oborrin e shtepise per ta nxjerre ne rruge si zakonisht por duke bere para-mbrapa nuk ka vene re se pas furgonit gjendej djali tre vjecar te cilin e kishte lene brenda ne shtepi pa e ditur se ai kishte dale jashte ne oborr.

Vetem klithma e femijes e ka bere te kuptoje se kishte aksidentuar te birin trevjecar. Menjehere ka zbritur nga furgoni ku dhe ka gjetur femijen e goditur nga rrota e pasme e furgonit dhe ne gjendje te rende e ka vene ne makine per ta derguar ne spital por ka qene e pamundur mbajtja e tij ne jete pasi goditjet kane qene fatale dhe femija 3-vjecar ka nderruar jete ne spital.


33-vjecari kishte nje djale dhe nje vajze.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›